Politike

Nuk lëshon Bashkinë e Shkodrës/ Ademi: Demokracia do të triumfojë mbi KQZ-në socialiste

8 Gusht 2019, 12:14 Nga DOSJA
Nuk lëshon Bashkinë e Shkodrës/ Ademi: Demokracia do të

SHKODËR– Kryebashkiakja në ikje, Voltana Ademi me anë të një reagimi në rrjetin e saj Facebook ka bërë me dije se nuk ka aspak në mendje t’i dorëzojë karrigen e Bashkisë së Shkodrës, Valdin Pjetrit, të dalë fitues nga 30 qershori.

Ndonëse nuk ka dhënë asnjë informacion konkret rreth procedurat që do të ndjekë, Ademi, sqaroi se Shoqata e Bashkive do të vërtetojë se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën referuar Kushtetutës.

Sipas Ademit, janë kryer shkelje të shumta ligjore gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor, të cilat tashmë janë listuar në KQZ.

Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kam bindjen qe demokracia do të triumfojë mbi tiraninë e narkoshtetit dhe KQZ socialiste!,”-shkruan Ademi. 

Postimi i Voltana Ademit:

Valdrin Pjetri është kryetari i ri i Bashkisë Shkodër. Ai doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorti, ku nuk kishte asnjë kandidat përballë. Pjetrit i është njohur mandati dhe nga Gjykata e Shkodrës. Ademi nga ana e saj ka deklaruar se nuk lëshon zyrën dhe se nuk e njeh pjetrin si kryetar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër valdrin pjeteri voltana ademi bashkia shkodër valdrin pjeteri voltana ademi

Sondazh

Poll