Politike

VD-Në zgjedhjet lokale me 61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Sali Berisha tha se për kandidatët do të vendosin primarët edhe nëse do të jenë në koalicion me Partinë e Lirisë.

12 Gusht 2022, 12:25 Nga k.m.
VD-Në zgjedhjet lokale me 61 kandidatë apo do ndahen zonat me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije planet e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se për kandidatët do të vendosin primarët edhe nëse do të jenë në koalicion me Partinë e Lirisë.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Osman Stafa-News24: Meqë jemi 2 javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Cila është situata në grupin parlamentar të PD, meqenëse një pjesë e grupit nuk është në mbështetjen tuaj. A keni komunikuar me ta?

Sali Berisha: Grupi parlamentar i PD-së është grup parlamentar i saj. Ka diversitet në qëndrime, por në tërësi mendoj se çdo deputet do ti qëndrojë luajal shumicës që e kanë votuar dhe do të jetë i përkushtuar në bejetën kundër këtij regjimi, i cili dëshmon mungesë të plotë ndjeshmërie ndaj qytetarëve. Nëse do e karakterizoja me dy fjalë me këtë regjim, do të thota, gënjen e vjedh, vjedh e gënjen. Ky është ekuacioni në të cilin lëviz Rama.

Mariglen Kume-Panorama: Ju thatë se është imperativ largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike në shtator. Si do ta largoni në shtator dhe po në shtator presidenti i ri do të nxjerrë dekretin për zgjedhjet lokale. Si do të kandidoni në 61 bashkitë, apo meqë jeni në aleancë edhe me Partinë e Lirisë do ti ndani kandidaturat bashkë?

Sali Berisha: Ne e mirëpresim caktimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk kishte asnjë arsye që dekreti të mos dilte që ditën e parë të presidentit të ri, ligji e lejonte. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi; sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë në rrafshin e demokracisë, janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Janë fundi i kryetarokracisë, garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë dhe presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. Ne e mirëpresim datën. Sigurisht që do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon; jemi për primaret. Një gjë është e sigurtë, kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha dhe kryesia e PD, ata do i votojë anëtarësia e kësaj partie.

sali berisha berisha me gazetaret 12 gusht 2022

Sondazh

Poll