Politike

VD-Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron Berisha, është trefishuar çmimi i rrugës, e shkak për këtë është bërë zgjedhja e terrenit të vështirë, siç edhe është fshati Trebinjë i krahinës së Mokrës.

12 Gusht 2022, 12:22 Nga k.m.
VD-Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përhershme me gazetarët ka folur rreth aksit rrugor Qukës-Qafë Pllocë, e cila sipas tij ka kaluar ­çdo afat kohor. Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron Berisha, është trefishuar çmimi i rrugës, e shkak për këtë është bërë zgjedhja e terrenit të vështirë, siç edhe është fshati Trebinjë i krahinës së Mokrës. Po ashtu, Berisha shtoi gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duhet të mbanin përgjegjësi për paratë e qytetarëve. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Së pari u falënderoj që jeni këtu sot dhe mbani gjallë informacionin për qytetarët. Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë kakaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja. Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit.

Çfarë ka ndodhur? Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata apo akuadukte të gjata. Është mbi trefishuar shpenzimi.

Zhvillimi më i fundit është ky: në Trebinjë, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit, na dalin në një disnivel prej 17 metrash. Tani ju duhet të dini se në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim. Nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit. Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike. Kur kompania ndërtuese fillon zbatimin e projektit, ky zbatim mbikëqyret nga supervizori që përzgjidhet nga kompania dhe ministria.

sali berisha berisha me gazetaret 12 gusht 2022

Sondazh

Poll