Bota

Sulmohet Ministria në Kosovë, zyrtari i lartë futet me forcë në zyrën e kolegut dhe i merr dokumentet

Zejnullahu ka marrë disa dokumente nga zyra e kolegut të tij, i cili në atë kohë ka qenë në pushim.

11 Gusht 2022, 20:53 Nga F.M
Sulmohet Ministria në Kosovë, zyrtari i lartë futet me forcë
Ministria e punëve të Jashtme dhë Diasporës

KOSOVË- Ministria e punëve të Jashtme dhë Diasporës ka rënë pre e një sulmi nga një zyrtar i lartë. Mediat e Kosovës shkruajnë se , Drejtori për Shërbime të Përgjithshme, Ragip Zejnullahu, më 5 korrik ka hapur me forcë derën e zyrës së Amir Hazirit, që mbulon departamentin për rajonin. Më pas, Zejnullahu ka marrë disa dokumente nga zyra e kolegut të tij, i cili në atë kohë ka qenë në pushim.

“Ky rast nuk është mohuar nga zyrtarët e përfshirë, por sqarime nuk kanë ofruar as nga Policia as nga MPJD. Haziri tha se është ende në pushim dhe kur të kthehet në punë do të informohet më shumë se çka ka ndodhur,”- thuhet në artikull.

“Krejt cka mundem me thonë është ju lutem folni me Policinë dhe Ministrinë, nuk di kurgjo cka ka ndodh. Jam në pushim edhe 3 javë kur dal në Ministri I takoj kolegët e sekretarin dhe drejtorin administrav edhe e shoh cka po ndodh,”- tha ai Haziri.

Ndërsa, Zejnullahu nuk ka thënë asgjë, duke kërkuar që për informata shtesë të kontakohet Zyra për Informim në MPJD.

“Zyrën për Informim, ata mirren me informatat që dalin jashtë institucionet, të lutem drejtohu atyre,”- ka shtuar ai.

sulmohet ministria ne kosove

Sondazh

Poll