U bllokuan në Kanionin e Langaricës, shpëtohen turistët francezë, momenti kur policia i nxjerr nga lumi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.
PËRMET- Dy turistë francezë që u bllokuan në Kanionin e Langaricës në Përmet janë shpëtuar nga efektivët e Policisë së Shtetit. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se reth orës 16:15, kanë marrë njoftimin se francezët, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", kanë mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Më pas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës. Atyre u është ofruar kontrolli mjekësor dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Punonjësit e Policisë, të përkushtuar dhe të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve. Më datë 11.08.2022, rreth orës 16:15, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se dy turistë francezë, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat "Vjosa Explorer", kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës. Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë. Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e "Vjosa Explorer", i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. DVP Gjirokastër falënderon subjektin privat "Vjosa Explorer", për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërhyrjen në zonën ku kishin mbetur të bllokuar turistët e huaj, si dhe fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Sondazh
Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Kanioni i Langaricës PËRMET- Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përm...
Donatella vrau veten në burg, i dashuri: E braktisën të gjithë përveç meje, ajo s’ishte e droguar
Leonardo dhe Donatella ITALI- Leonardo Di Falvo, i fejuari i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga ...
Sherr me thika në Elbasan, plagoset 23-vjeçari, autori në pranga
Policia e Elbasanit ELBASAN- Amarildo Ademi, 23 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë nga një 19-vjeç...
VD/ Qëllojnë me breshëri plumbash, të rinjtë terrorizojnë turistët në lumin e Shalës, pamjet i hedhin në Tik Tok
Të rinjtë tek lumi i Shalës SHKODËR- Një grup të rinjsh kanë terrorizuar turistët në lumin e Shalës. Pamj...
Ëndrra pritet në mes! Ishin nisur për Angli, familja shqiptare zbulohet brenda kamionit në Holandë, i nuhati qeni
Holandë HOLANDË- Një familje shqiptare është ndaluar në Holandë teksa udhëtonte fshehurazi në një kamion ...
Vrau macen, dënohet me 1 vit burg Vlash Marku, nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli
Vlash Marku vret macen TIRANË- Vlash Marku, 59-vjeçari që vrau macen në muaji nmars të këtij viti është shpallur ...
Tha se e përdhunuan, 25-vjeçarja nga Lushnja: Më droguan e më dehën me ‘Gin’ e ‘Jack Daniels’
Foto Ilustruese ELBASAN- 25-vjeçarja nga Lushnja e cila u paraqit bashkë me të motrën në spitalin e Elkbasanit ku tha se e kishi...
Problematike situata e zjarrit në Tragjas të Vlorës
Foto ilustruese VLORË- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Tragjas të Vlorës. Sipas informacioneve në vendngjarje ka...
Rrahu pronarin e hotelit në Himarë, policia vë në hetim pushuesin 54-vjeçar, si nisi sherri për dhomën
Himarë HIMARË- Një 54-vjeçar me inicialet S.H., është vënë nën hetim nga proikuroria pasi ka dhunuar pronari...
2 mld dollarë investim! Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit
Mohamed Alabbar TIRANË- Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar P...
