Aktualitet

Rrahu pronarin e hotelit në Himarë, policia vë në hetim pushuesin 54-vjeçar, si nisi sherri për dhomën

Reagimi i policisë vjen një ditë pas sherrit.

11 Gusht 2022, 17:47 Nga F.M
Rrahu pronarin e hotelit në Himarë, policia vë në hetim
Himarë

HIMARË- Një 54-vjeçar me inicialet S.H., është vënë nën hetim nga proikuroria pasi ka dhunuar pronarin e një hoteli në Himarë, M. K., 74 vjeç. Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë, por vetëm sot ka ardhur njoftimi i policisë për sherrin e nisur për dhomën e pushimit.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.

Si ka ndodhur ngjarja?

Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 74-vjeçarit. Ditë ne fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, pork jo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ky i fundit i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo oër katër e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë. Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbraposht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigrant e ka dhunuar 74-vjeçarin.

pushuesi rreh pronarin e hotelit himare

Sondazh

Poll