Aktualitet

Ëndrra pritet në mes! Ishin nisur për Angli, familja shqiptare zbulohet brenda kamionit në Holandë, i nuhati qeni

Autoritetet kanë vënë në pranga një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland.

11 Gusht 2022, 19:00 Nga F.M
Ëndrra pritet në mes! Ishin nisur për Angli, familja shqiptare
Holandë

HOLANDË- Një familje shqiptare është ndaluar në Holandë teksa udhëtonte fshehurazi në një kamion dhe ishte nisur për në Angli. Mediat holandeze shkruajnë se autoritetet kanë vënë në pranga një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland. Ai akuzohet për kontrabandë të qenieve njerëzore pasi brenda trajlerit ishte një familje nga Shqipëria.

Ajo që e nxorri zbuluar ishte qeni i efektivëve në kufi. Kafsha e Marechaussee nuhati në trajler dhe lehu për të dhënë sinjalin se Brenda mjetit kishte diçka të dyshimtë. Kontrollet zbuluan dy burra, një grua dhe një vajzë 4-vjeçare që ishin futur mes një ngarkese. Shqiptarët ndodhen në zyrën e emigracionit dhe pritet të kthehen në atdhe.

holande angli

Sondazh

Poll