Aktualitet

Tha se e përdhunuan, 25-vjeçarja nga Lushnja: Më droguan e më dehën me ‘Gin’ e ‘Jack Daniels’

E reja nga fshati Dushk i Lushnjes është shprehur se është ulur në një lokal me disa persona dhe ka konsuar një pije të fortë

11 Gusht 2022, 18:25 Nga F.M
Tha se e përdhunuan, 25-vjeçarja nga Lushnja: Më droguan e
Foto Ilustruese

ELBASAN- 25-vjeçarja nga Lushnja e cila u paraqit bashkë me të motrën në spitalin e Elkbasanit ku tha se e kishin përdhunuar gjatë natës ka rrëfyer të tjera detaje për ngjarjen.

Përpara uniformave të policisë, e reja nga fshati Dushk i Lushnjes është shprehur se është ulur në një lokal me disa persona dhe ka konsuar një pije të fortë, përzierje me ‘Gin’ e ‘Jack Daniels’. Më pas, ajo thotë se është droguar e se kanë abuzuar me të.

Në bazë të deklarimeve është kërkuar të bëhet ekzaminim nëse ka pasur marrëdhënie seksuale gjatë natës së kaluar. E reja do t’i nënshtrohet edhe një ekspertizë për të parë më në detaj shenjt e dhunës që mund të jenë lënë në trupin e saj. Ajo ndodhet ende në spital ku u paraqit bashkë me të motrën një natë më parë.  

 

policia e elbasanit perdhunohet 25-vjecarja ne elbasan

Sondazh

Poll