Aktualitet

Vrau macen, dënohet me 1 vit burg Vlash Marku, nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

Kjo pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe gjykata i ka ulur një të tretën e masës së dënimit.

11 Gusht 2022, 18:36 Nga F.M
Vrau macen, dënohet me 1 vit burg Vlash Marku, nuk do qëndrojë
Vlash Marku vret macen

TIRANË- Vlash Marku, 59-vjeçari që vrau macen në muaji nmars të këtij viti është shpallur i fajshëm për akuzën e “keqtrajtimit të kafshëve”. Ai është dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Kjo pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe gjykata i ka ulur një të tretën e masës së dënimit. Edhe pjesën e mbetur, gjykata ka vendosur që 59-vjeçari ta shlyejë me 2 muaj shërbim prove.

Vrasja e katërputroshes nga Marku bëri xhiron e rrjetit. E gjithë ngjarja ndodhi në një kompleks në Rrugën e Kavajës. 59-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë teksa godiste me shkelma një mace dhe më pas e fuste në qese.


Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës ndaj kafshëve në vend. Sot, përfundoi në polici një 24-vjeçar që sulmoi një qen endacak përmes Pit Bullit të tij. Pamjet e dhunës i publikoi në Instagram. Një tjetër person, nga Vlora, u filmua teksa kishte lidhur qenin pas makine dhe e tërhiqte zvarrë. Për këta persona deri më tani ka pasur procedime penale dhe ndëshkim me gjobë.

vlash marku burri vret macen

Sondazh

Poll