Aktualitet

Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet

Efektivët janë nisur për ndihmë në drejtim të turistëve.

11 Gusht 2022, 19:28 Nga F.M
Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës
Kanioni i Langaricës

PËRMET- Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet. Të huajt kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale. Efektivët janë nisur për ndihmë në drejtim të turistëve. Nuk dihet nëse ndonjë prej tyre është dëmtuar dhe se sa orë kanë që qëndrojnë të bllokuar. 

Ata kanë qenë duke eksploruar zonën dhe në momentin që është rritur niveli i ujit në lum, kanë mbetur të bllokuar. Turistët nuk kanë ditur si të dalin që aty dhe kanë kërkjuar ndihmën e policisë. 

bllokohen turistet franceze permet

Sondazh

Poll