Bota

Ambasadori i Greqisë në Beograd: Nuk do e njohim Kosovën, nuk ndryshojmë qëndrim

Giakofotakis tha se Greqia gjithsesi do të vijojë bashkëpunimet me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore.

11 Gusht 2022, 15:24 Nga F.M

Ambasadori i Greqisë në Beograd: Nuk do e njohim Kosovën, nuk

SERBI- Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis është shprehur se Athina nuk do të ndryshojë qëndrim dhe se nuk do ta njohë Kosovën. Në një intervistë për Tanjug, Giakofotakis tha se Greqia gjithsesi do të vijojë bashkëpunimet me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore.

 “Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Greqia bashkëpunon me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore,”- ka deklaruar ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, me rastin e rritjes së aktiviteteve diplomatike të Prishtinës në bisedimet me zyrtarët grekë për njohjen e Kosovës, tha se Athina mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Prishtinë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

giorgos giakofotakis

Sondazh

Poll