Bota

"Një Ballkan pa luftë", Erdogan takon kryeministrin slloven në Ankara

Erdogan e priti Pahorin në kompleksin presidencial me një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

11 Gusht 2022, 15:25 Nga e.k
"Një Ballkan pa luftë", Erdogan takon kryeministrin slloven
Rexhep Tajip Erdogan dhe Borut Pahor

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti të mërkurën partneritetin strategjik midis Turqisë dhe Sllovenisë, i cili u krijua në vitin 2011. Kryeministri slloven ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara.

"Unë besoj se solidariteti ynë, i cili është zhvilluar në bazë të miqësisë, aleancës dhe partneritetit strategjik, do të bëhet më i fortë në çdo fushë, duke përfshirë procesin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian," tha Erdogan në një konferencë shtypi me homologun e tij slloven Borut Pahor. në kryeqytetin Ankara.

Presidenti slloven Pahor vlerësoi rolin e Erdogan për të zgjidhur konfliktet botërore si Ukraina dhe tani Kosova.

Sipas Pahor nëse lufta në Ukrainë zgjatet, tensioni mund të zbresë në Ballkanin Perëndimor. Pritet që në 12 shtator, në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdogan të takojë liderët ballkanikë. 

Erdogan e priti Pahorin në kompleksin presidencial me një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

turqi slloveni

Sondazh

Poll