Aktualitet

KED jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në ‘Kushtetuese

Bëhet fjalë për ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

11 Gusht 2022, 15:54 Nga k.m.
KED jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit
Gent Ibrahimi dhe Arta Marku

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për dy magjistratë. Bëhet fjalë për ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

Burime për gazetarin Arsen Rusta, bëjnë me dije se Arta Marku dhe Gent Ibrahimi do të jenë dy emrat që do të kandidojnë për vakancën e shpallur nga presidenti në GJykatën Kushtetuese. Ndërsa kandidatja tjetër, Elida Take është skualifikuar nga gara.

Trupa e Gjykatës Kkushtetuese nga 8 anëtarë që kishte, ka mbetur me 7. Prej tyre dy janë me mandat të përfunduar, Vitore Tusha dhe Altin Binaj dhe qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që është edhe organi i krijuar me ligj për të bërë vetingun e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese është në proces të verifikimit të katër kandidatëve, por që nuk po i përmbyll ato. Ligji parashikon se KED i përcjell organit të emërtesës, në këtë raste Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë listën e kandidatëve të renditur dhe secili organ, zgjedh mes tre emrave të parë.

arta marku gent ibrahimi vakancat në gjykatën kushtetuese vakanca ne kushtetuese

Sondazh

Poll