Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, në shtator hapet gara

Kështu që të gjithë prokurorët që nuk aplikonin dot për t’u ngritur në detyrë për shkak të mungesës së rregullores, tanimë do të mund të aplikojnë.

11 Gusht 2022, 11:51 Nga k.m.
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar së fundmi rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve. Për plotësimin e këtyre vakancave KLP pritet të hapë garën në shtator, pas pushimeve të verës. Kështu që të gjithë prokurorët që nuk aplikonin dot për t’u ngritur në detyrë për shkak të mungesës së rregullores, tanimë do të mund të aplikojnë.

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të

Rregullorja ka hyrë në fuqi dje me botimin në fletoren zyrtare. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i kritereve, parimeve, subjekteve dhe procedurave për ngritjen në detyrë të prokurorëve në shkallët më të larta në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

klp

Sondazh

Poll