Aktualitet

Zhduket Ervis Martinaj! Në Polici shkoi babai i Brilantit, bëri denoncimin si xhaxha: S'po flasim dot me të!

Faik Martinaj është babai i Brilant Martinajt, i cili është një nga viktimat e masakrës së Fushë Krujës, ku u vra dhe më pas u dogj me dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

11 Gusht 2022, 10:42 Nga k.m.

Zhduket Ervis Martinaj! Në Polici shkoi babai i Brilantit, bëri

KURBIN- Detaje të reja janë mësuar lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Kallëzimin penal në Policinë e Kurbinit e ka bërë Faik Martinaj, xhaxhai i 40-vjeçarit, duke dhënë edhe detaje për nipin. Faik Martinaj është babai i Brilant Martinajt, i cili është një nga viktimat e masakrës së Fushë Krujës, ku u vra dhe më pas u dogj me dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ndërkohë që Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua edhe pse i penduari pretendon se iu ofrua një "çek i bardhë".

faik martinaj ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll