Aktualitet

Zhduket një vajzë 31-vjeçare në Durrës, e ëma: Ka një muaj që nuk vjen në shtëpi

Pas marrjes së denoncimit, Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.

11 Gusht 2022, 10:10 Nga k.m.

Zhduket një vajzë 31-vjeçare në Durrës, e ëma:

DURRËS- Një vajzë 31-vjeçare është zhdukur në Durrës. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares, e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës. Sipas saj, e bija para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Pas marrjes së denoncimit, Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.

Njoftimi i plotë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll