Aktualitet

"Më kanë përdhunuar"/ E reja në Elbasan shkon në spital me motrën, mjekët alarm Policisë

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçarja, e cila është banuese në Dushk të Lushnjes, dyshohet se është përdhunuar gjatë natës. E reja është paraqitur në urgjencën e Elbasanit me të motrët për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku më pas mjekët kanë sinjalizuar menjëherë policinë.

11 Gusht 2022, 07:56 Nga d.a.
"Më kanë përdhunuar"/ E reja në Elbasan shkon
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të natës në Elbasan ku një 25-vjeçare është paraqitur në spitalin rajonal të qytetit me të motrën duke deklaruar se është pvrdhunuar.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçarja, e cila është banuese në Dushk të Lushnjes, dyshohet se është përdhunuar gjatë natës. E reja është paraqitur në urgjencën e Elbasanit me të motrën për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku më pas mjekët kanë sinjalizuar menjëherë Policinë e Shtetit.

Sipas dëshmisë së 25-vjeçares ajo ndodhej në një lokal buze rruge në aksin Elbasan-Librazhd dhe pretendon se është përdhunuar aty pranë nga një person i paidentifikuar.

Pas marrjes së dëshmisë policia e Elbasanit po punon për identifikimin e autorit si dhe zbardhje e plotë të ngjarjes.

policia e elbasanit perdhunohet 25-vjecarja ne elbasan

Sondazh

Poll