Aktualitet

Doza kokaine në makinë dhe armë të vjedhur në shtëpi, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Dy djemtë ndodheshin në një mjet tip Audi, kur kanë vënë re praninë e karabinierëve, të përfshirë në një sërë kontrollesh rrugore. Të dy në mënyrë të ngathët u përpoqën të bënin një kthesë, duke tentuar të arratiseshin, por ushtarët e Armës, të dyshimtë, filluan t'i ndiqnin duke i urdhëruar të ndalonin.

11 Gusht 2022, 08:03 Nga d.a.
Doza kokaine në makinë dhe armë të vjedhur në
Pistoleta e kaput

ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë futur në telashe pasi tentuan të arratiseshin me makinë gjatë një kontrolli policor në Badoere, një fshat i Morganos në Itali, natën midis të shtunës 6 dhe të dielës.

Sipas mediave vendase, dy djemtë ndodheshin në një mjet tip Audi, kur kanë vënë re praninë e karabinierëve, të përfshirë në një sërë kontrollesh rrugore. Të dy në mënyrë të ngathët u përpoqën të bënin një kthesë, duke tentuar të arratiseshin, por ushtarët e Armës, të dyshimtë, filluan t'i ndiqnin duke i urdhëruar të ndalonin. 

Drejtuesi i mjetit ishte një 23-vjeçar, ndërkohë që pronari i makinës ishte në sediljen e pasagjerit. Duke kontrolluar kabinën e Audi-t, karabinierët e stacionit Castelfranco Veneto gjetën disa doza kokaine të fshehura midis sediljeve. Kontrolli ka vijuar në shtëpinë e 25-vjeçarit shqiptar, pronar i Audit dhe banues në Marca. 

Brenda shtëpisë karabinierët zbuluan të fshehur mes rrobave në një gardërobë, një pistoletë gjysmë automatike e kalibrit 9x21 e markës Para-Ordnance e cila rezultonte e vjedhur në vitin 2018 nga një shtëpi në Ponte dell'Olio, në provincën e Piacenza. Arma e vjedhur ishte gati për përdorim, në karikator kishte 15 fishekë. 25-vjeçari u arrestua në flagrancë: akuzat ndaj tij janë: marrja e sendeve të vjedhura dhe armëmbajtje pa leje.

policia italiane arrestohen 2 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll