Aktualitet

Zhduket Ervis Martinaj, familja denoncon në Polici: Kemi 3 ditë pa kontakt

Ervis Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

11 Gusht 2022, 10:27 Nga k.m.
Zhduket Ervis Martinaj, familja denoncon në Polici: Kemi 3 ditë pa
Ervis Martinaj

TIRANË- Familja e Ervis Martinaj ka kallëzuar në Policinë e Shtetit  humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Denoncimin e ka bërë ditën e djeshme Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit, babai i Brilant Martinajt. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga Policia shqiptare.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Megjithatë pretendimi i familjes është marrë me dyshim pasi nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tij të jetë e inskenuar nga familja. 

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll