Aktualitet

Pati fatin e vëllait/ Po peshkonte në lumin Seman, gjendjet trupi i pajetë i 14-vjeçarit

Trupi i pajetë i Ergis Sakës është gjetur në fshatin Suk të Fierit. Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman.

11 Gusht 2022, 10:03 Nga k.m.

Pati fatin e vëllait/ Po peshkonte në lumin Seman, gjendjet trupi i

FIER- Disa orë më vonë, polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit, i cili u zhduk ditën e djeshme teksa po peshkonte. Trupi i pajetë i Ergis Sakës është gjetur në fshatin Suk të Fierit. Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman.

"Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,"-bëri me dije Policia. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë po në të njëjtin lumë duke u larë.

Ndërsa dje, 14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më.

“Unë e lashë në gjumë dje dhe kur dola pasdite gjeta rrobat. Këtu vinte gjithmonë për të zënë peshk,”-tha një tjetër vëllai i djalit të mitur. Nga ana tjetër, dëshmitarët pretendojnë se 14-vjeçari kishte hyrë në lumë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kishin ngecur në lumë. Por nuk doli dot më.

I gjithë fshati u ngrit në këmbë dhe u solidarizua për të gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u mbyt më 10 gusht 2022 në lumin Seman. I vogli dilte për peshk për të ndihmuar familjen pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Banorët e zonës bënë me dije se para 3 -4 vitesh i ndihmonte pak shteti, por edhe ndihma ekonomike iu ndërpre. 

ergis saka

Sondazh

Poll