Aktualitet

“Më kërcënoi me kaçavidë”, shqiptari denoncohet nga partnerja, del në gjyq: Ajo tha që do të helmojë me bar miu

Ai i mohon akuzat dhe shton se 26-vjeçarja po përballet me probleme psikologjike e se e ka kërcënuar se do ta helmojë me bar miu.

10 Gusht 2022, 22:44 Nga F.M
“Më kërcënoi me kaçavidë”, shqiptari
Shqiptari në Greqi

GREQI- Një 34-vjeçar po përballet me akuzën e dhunës në familje pasi partnerja e tij e ka denoncuar. Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se e ka kërcënuar me kaçavidë partneren e tij në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Vetë 34-vjeçari me inicialet T.L., ka deklaruar se ka mbetur i shokuar pas denoncimit të partneres së tij. Ai i mohon akuzat dhe shton se 26-vjeçarja po përballet me probleme psikologjike e se e ka kërcënuar se do ta helmojë me bar miu.

“Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është e gjithë kjo. Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur edhe për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog. Nuk po kthehem më në shtëpi. Po kërkoj një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të ‘vijë në vete’, do të jetë vonë. Unë punoj që në moshën 14 vjeç dhe jam 34. Nëse do të shkoja në burg a do të ishte e lumtur ajo? Do të kërkoj ta shoh fëmijën tim përmes një vendimi gjykate,”- tha shqiptari.

greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll