Aktualitet

Zjarr në Fushë-Krujë, rrezikohet një fasoneri

Pranë vatrës së zjarrit ndodhet një objekt privat i llojit fasoneri dhe një banesë, të cilat rrezikohen nga flakët.

10 Gusht 2022, 22:47 Nga F.M
Zjarr në Fushë-Krujë, rrezikohet një fasoneri
Zjarr Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Aktivizohet një tjetër vatër zjarri. Këtë herë, flakët janë ndezur në aksin e rrugës nacionale Fushë Krujë-Thumanë në fshatin Luz.  Pranë vatrës së zjarrit ndodhet një objekt privat i llojit fasoneri dhe një banesë, të cilat rrezikohen nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Krujës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë sërish nga flakët. Vatra të ndryshme zjarri janë aktivizuar në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Fushë Krujë. Ndërhyrje nga ajri ka pasur vetëm në Bukmirë.

zjarr ne fushe kruje zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll