Aktualitet

Flet babai i shqiptares që vrau veten në burg: Ajo ishte e varur nga droga, jeta ime pa të nuk vlen

Ai thotë se Donatella ishte e varur nga droga dhe se ishte përpjekur ta shpëtonte duke e çuar në qendra të ndryshme rehabilitimi, por nuk ia kishte dalë dot.

10 Gusht 2022, 21:55 Nga F.M
Flet babai i shqiptares që vrau veten në burg: Ajo ishte e varur nga
Donatella Hodo

ITALI- Babai i Donatella Hodos, 27-vjeçares shqiptare që u vetëvra në burgun Italian është shfaqur zemërthyer për ngjarjen e rëndë. Mediat italiane kanë bërë publike fjalët e Nevruz Hodos, pas humbjes së tëbijës. Në një rrëfim për to, babai shqiptar shprehet se jeta e tij nuk ka më kuptim pa Donatellën. Ai thotë se Donatella ishte e varur nga droga dhe se ishte përpjekur ta shpëtonte duke e çuar në qendra të ndryshme rehabilitimi, por nuk ia kishte dalë dot. Këtë gjë, ai e konsideron një dështim nga ana e tij.

“Ta shpëtoja ishte bërë arsyeja ime për të jetuar. Në një rast, ikur ende nga shtëpia. Për dy vjet ajo jetoi në Spanjë në kushte të tmerrshme. Ajo peshonte vetëm 24 kilogramë. E mora dhe e solla në shtëpi, u kujdesa për të për tre muaj pa e lene asnjehere vetëm deri sa ajo u sherua. Nukk pushova kurre se qeni prane saj, duke e ndihmuar. Për vajzën time nuk isha vetëm unë gabim. I gjithë sistemi ka dështuar dhe për mendimin tim as kontrollet në burg nuk kanë qenë adekuate. Për këtë bëra një ankesë, fatkeqësisht vajza ime nuk do të kthehet por meriton të vërtetën dhe drejtësinë,”- tregon i ati i shqiptares.

Donatella Hodo i dha fund jetës së saj në burg në Itali. Ajo ishte e varur nga lëndët narkotike dhe për t’i blerë vidhte dhe grabiste. Së fundmi, Hodo po i nënshtrohej një terapie, por krejt papritur një mengjes u gjet e vdekur në qeli. Ajo kishte mbështjellë kokën me qese dhe kishte thithut tymin e sobës në qeli.

donatella hodo nevruz hodo shqiptarja vetvritet ne burgun italian

Sondazh

Poll