Aktualitet

Zjarr i madh pranë autostradës në Novoselë, mbërrijnë dy zjarrfikëse

Shtatë efektivë po punojnë për shuarjen e tij.

10 Gusht 2022, 22:22 Nga F.M
Zjarr i madh pranë autostradës në Novoselë,
Zjarr

VLORË- Zjarr në Novoselë. Vatra e madhe është aktivizuar pranë autostradës në Vlorë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe po luftojnë me flakët. Nuk dihet ende se si janë aktivizuar flakët, nëse bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm apo jo. 

Shtatë efektivë po punojnë për shuarjen e tij. Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë sërish nga flakët. Vatra të ndryshme zjarri janë aktivizuar në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Fushë Krujë. Ndërhyrje nga ajri ka pasur vetëm në Bukmirë.

zjarr ne vlore zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll