Aktualitet

VD/ Dhunë makabre! I riu nxit Pit Bullin të sulmojë qenin endacak, e filmon dhe e poston në rrjetet sociale

Në video duket se si një tjetër qen edancak kërkon që t’i vijë në ndihmë shokut të tij që e sulmoi Pit Bulli, por nuk ia del dot.

10 Gusht 2022, 18:47 Nga F.M
VD/ Dhunë makabre! I riu nxit Pit Bullin të sulmojë qenin
Dhuna ndaj qenit

TIRANË- Kafshët vijojnë të dhunohen në Shqipëri, nga njerëzit dhe nga kafshët e tjera më të egra, që gjithashtu shtyhen nga njerëzit për ta bërë këtë gjë. Një rast të tillë e sjell ‘Piranjat’ sot. Përmes një video që është publikuar dhe në rrjetet sociale, duket se si një qen i egër i llojit Pit Bull sulmon një qen endacak.

Pit Bulli shtyhet nga një djalë që e shtyn të sulmojë qenushin. Ajo që e bën më të rëndë situatën është se i riu e filmon aktin e dhunës me cellular dhe e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram, por identiteti i tij nuk dihet. Në video duket se si një tjetër qen edancak kërkon që t’i vijë në ndihmë shokut të tij që e sulmoi Pit Bulli, por nuk ia del dot.

“Tjetër rast i torturave ndaj kafshëve. Kush ka informacion është i lutur të na ndihmojë për të identifikuar dhunuesin,”- shkruan Piranjat krah pamjeve.

dhuna ndaj kafsheve

Sondazh

Poll