Aktualitet

Tragjedia në Himarë, nis në Shkodër nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Kumbaros, Çuçit e Nanos

Firmosja e peticionit do të vijojë edhe në qytete të tjera pas Shkodrës.

10 Gusht 2022, 19:15 Nga F.M
Tragjedia në Himarë, nis në Shkodër nënshkrimi i
Peticioni

SHKODËR- Peticioni për shkarkimin e ministrave Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi e të drejtorit të Policisë Gledis Nano ka nisur të firmoset në Shkodër. Peticioni u lajmërua në protestën e mbajtur në Tiranë dy ditë më parë, pas tragjedisë së ndodhur në Himarë ku u përplas për vdekje 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Firmosja e peticionit do të vijojë edhe në qytete të tjera pas Shkodrës. Qytetarët kanë dalë dy herë në protestë pasi kërkojnë drejtësi për tragjedinë e ndodhur më 2 gusht.

Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia vritet femija ne himare

Sondazh

Poll