Politike

Hakerat ‘zbërthejnë’ databazën e MEPJ, komunikimet me ambasadat bëjnë xhiron e rrjetit

Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave shqiptare në shtete të huaja.

10 Gusht 2022, 17:24 Nga F.M
Hakerat ‘zbërthejnë’ databazën e MEPJ, komunikimet me
Olta Xhaçka

TIRANË- Posta elektronike e Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare është hakuar. Homelandjustice.ru ka publikuar e-mailet që Ministria e Jashtme i ka dërguar ambasadave shqiptare në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë. Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave shqiptare në shtete të huaja. Shumë prej tyre kërkojnë pajisjen me karta identiteti apo dokumentacione të ndryshme si njohja e diplomës apo pajisja me vizë.

Hakerat ‘zbërthejnë’ databazën e MEPJ, komunikimet me
E-mailet

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Pas këtij sulmi dyshohet se fshihen hakerë pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri.

Këtë gjë e bëri me dije 'Mandiant' një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike. Më herët janë publikuar edhe e-maile të vetë kryeministrit Edi Rama. Grupimi "Homeland Justice” (Drejtësia e Atdheut) prej kohësh ka lajmëruar se do të zbulpjë korrupsionin në qeverinë shqiptare përmes publikimit të dokumenteve zyrtare.

homeland justice ministria e puneve te jashtme

Sondazh

Poll