Politike

Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogran: Vëllazëror si gjithmonë

Vetë Rama, ka ndarë foto teksa shtrëngon duart me Erdogan ndërsa shton se kanë diskutuar për projekte për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës.

10 Gusht 2022, 13:10 Nga k.m.
Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogran: Vëllazëror si
Edi Rama dhe Recep Tayip Erdogan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar në Ankara me presidentin turk Recep Tayip Erdogan. Vetë Rama, ka ndarë foto teksa shtrëngon duart me Erdogan ndërsa shton se kanë diskutuar për projekte për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës.

Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogran: Vëllazëror si

“Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë,”-shkruan ai krahas fotos. Ndërsa dje, mediat turke kanë publikuar teksa presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti dje në takim liderët dhe ministrat vendeve të huaja të pranishëm në provincën turke Konya për ceremoninë e hapjes së Lojërave të 5-ta të Solidaritetit Islam. Mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogran: Vëllazëror si

Presidenti i shpalli të hapura lojërat, të cilat do të vazhdojnë deri më 18 gusht me pjesëmarrjen e më shumë se 4.000 sportistëve nga 56 vende të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

edi rama recep tayip erdogan

Sondazh

Poll