Politike

'Tirana e para në shembjen e tiranisë', Meta 'ndez motorrët', mbledh strukturat e kryeqytetit

Me anë të një postimi në facebook Meta njofton se sot do të mbledhë strukturat e partisë për Tiranën në një takim ku pritet të diskutohet aksioni opozitar. Meta shkruan se nga nesër Tirana do të jetë e para në shembjen e tiranisë!

10 Gusht 2022, 15:56 Nga e.k
'Tirana e para në shembjen e tiranisë', Meta 'ndez
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka filluar riorganizimin e strukturave të PL-së për t'u bërë gati për betejen opozitare në shtator dhe pse Meta është shprehur se gushti nuk do të ketë asnjë ditë pushim.

Me anë të një postimi në facebook Meta njofton se sot do të mbledhë strukturat e partisë për Tiranën në një takim ku pritet të diskutohet aksioni opozitar. Meta shkruan se nga nesër Tirana do të jetë e para në shembjen e tiranisë!

"Sot në orën 18:30, takimi i parë me strukturat dhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë për kryeqytetin.
Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë: Nga nesër Tirana e para në shembjen e tiranisë!
Takimi #LIVE", shkruan Meta.

POSTIMI I ILIR METËS

ilir meta partia e lirisë

Sondazh

Poll