Aktualitet

Qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin, del FOTO ja kush është autori

Por kjo nuk është hera e parë që ai përfundon në burg. Para disa vitesh ai u përfshi në një përplasje të armatosur mes dy fisesh në Fushë Krujë.

10 Gusht 2022, 12:23 Nga k.m.
Qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin,
Klodian Keqi

KRUJË- Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në Fushë Krujë. Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij, pas sherrit që kanë pasur për prerjen e druve në pyll duke i marrë edhe jetën. Luan Hushi ndërroi jetë në spital disa orë më parë.

Por kjo nuk është hera e parë që ai përfundon në burg. 12 vite më parë, ai u përfshi në një përplasje të armatosur mes dy fisesh në Fushë Krujë. Ai dhe vëllai i tij, Jetmiri, u përplasën me fisin Daci. Konflikti mes tyre përfundoi me një ‘luftë të vërtetë’. Mësohet se shkak i përplasjes u bë një konflikt pronësie. Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci përfunduan të plagosur. Klodian Keqi u arrestua pak më vonë.

 

klodian keqi

Sondazh

Poll