Aktualitet

Detaje nga hetimet për vdekjen e aktorit shqiptar dhe gruas shtatzënë në New York, në banesë nuk gjenden shenja vetëvrasjeje

Hetuesit po kërkojnë ndonjë detaj për mësuar nëse ka ndodhur ndonjë përleshje mes tyre para se shqiptari të hidhte gruan shtatzënë nga ballkani i katit të 6 dhe më pas, t'i jepte fund edhe jetës së tij. 

10 Gusht 2022, 12:08 Nga k.m.
Detaje nga hetimet për vdekjen e aktorit shqiptar dhe gruas
Ornela Shehi dhe Florind Balliu

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga investigimet e hetuesve amerikanë për vdekjen e çiftit shqiptar në New York, Florind Balliut, 35 vjeç, dhe gruas Ornela Shehi, 27 vjeç, të cilët lanë pas dy fëmijë të mitur. Hetuesit po kërkojnë ndonjë detaj për mësuar nëse ka ndodhur ndonjë përleshje mes tyre para se shqiptari të hidhte gruan shtatzënë nga ballkani i katit të 6 dhe më pas, t'i jepte fund edhe jetës së tij. 

“Në apartament kishte shenja që tregonin se nuk bëhet fjalë për “flijim” ose vetëvrasje, pasi ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, shkruan The Post. Por nuk dha më shumë detaje. Po ashtu, nuk ishte lënë pas asnjë shënim vetëvrasës. Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.

Kamerat e sigurisë përballë banesës së tyre, Shehi ra e para duke u përplasur në rrugicë, ndërsa Belliu ra pas saj disa sekonda më vonë. Fqinjët i thanë The Post se dyshja ishin një "çift i qetë" që "mbaheshin mirë" dhe shpesh shiheshin duke bërë shëtitje - por gjithashtu që Belliu ishte parë dukshëm i zemëruar të premten, natën e vrasjes.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, tha Shadie Perkaj, fqinje e pallatit.

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri dhe interpretoi në TV dhe teatër përpara se të transferohej në SHBA. Prej dy vitesh, ai po punonte për dy libra dhe një skenar filmi që ai shpresonte ta paraqiste në Netflix.

ornela shehi florian belliu

Sondazh

Poll