Aktualitet

Shqiptarët në “top 10” e prindërve të huaj në Britani, lindën mbi 3000 fëmijë në 2021

Shifrat i ka konfirmuar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

10 Gusht 2022, 11:24 Nga k.m.
Shqiptarët në “top 10” e prindërve të huaj
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Shqiptarët mbajnë vendin e parë për prindër në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur në Angli vitin e kaluar nga nëna nga vendi ballkanik. Shifrat i ka konfirmuar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Shifrat e reja kanë shtruar pyetjet se sa është popullata shqiptare në Britani, shkruan Daily Mail. Deri më tani sipas shifrave zyrtare thuhet se është 50 mijë. Këto të dhëna publikohen pasi disa ditë më parë u tha se 4 nga 10 emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit janë nga Shqipëria, edhe pse nuk janë popull në luftë.

Por tashmë, nënat shqiptare kanë kaluar në vendin e 10. Ndërsa baballarët renditen në vendin e 8.

britani e madhe

Sondazh

Poll