Aktualitet

U kapën me rreth 1 ton marijuanë, burg për 3 skafistët nga Vlora

Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur, brenda të cilës ishin dy persona nga Ukrainë, që gjithashtu u arrestuan nga Policia italiane.

10 Gusht 2022, 11:21 Nga k.m.
U kapën me rreth 1 ton marijuanë, burg për 3 skafistët nga
Foto ilustruese

VLORË- Tre të rinjtë shqiptarë që u kapën duke transportuar rreth 1 ton kanabis janë lënë në burg, nga Gjykata e Vlorës. Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç, dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç, u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Syri’ dhe sot Gjykata e tyre ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg".

Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur, brenda të cilës ishin dy persona nga Ukrainë, që gjithashtu u arrestuan nga Policia italiane.

Në pranga kanë përfunduar Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç, ndërsa vlera e kanabisit në treg ishte 10 milionë euro. Si pasojë e operacionit është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, Gregor Likaj. Sasia prej 992 kilogramësh ishte e ndarë në 153 pako të mbështjella me plastmasë ndërsa mbi paketim kishin shenja të ndryshme. 

gjykata e vlorës vlorë arbër saraseli saverjo imeraj qemal pekmezi

Sondazh

Poll