Aktualitet

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohet administratori i "call centre" në Tiranë, në kërkim pronari

Në kuadër të operacionit "Trade", në gjendje të lirë 5 punonjëse të një call center-i. Ndërsa pronari i identifikuar me inicialet G.C., u shpall në kërkim nga policia, pasi nuk ishte në ambientet e punës në momentin e arrestimit të punonjësve.

10 Gusht 2022, 11:12 Nga k.m.
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohet
Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË- Një administrator call center-i është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se mashtronte klientë të huaj për të investuar në bursa fiktive, duke u vjedhur paratë. Në kuadër të operacionit "Trade", në gjendje të lirë 5 punonjëse të një call center-i. Ndërsa pronari i identifikuar me inicialet G.C., u shpall në kërkim nga policia, pasi nuk ishte në ambientet e punës në momentin e arrestimit të punonjësve. Policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 celularë, shuma parash të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, si dhe lista me të dhënat e klientëve të huaj që dyshohet se janë mashtruar shuma të mëdha parash.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Trade”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë. Mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga administratori i një subjekti call center, procedohen penalisht 5 punonjëse (operatore). Shpallet në kërkim pronari i subjektit. Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Trade".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - L. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L. Ll. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën "Myslym Shyri". Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit G. C. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mashtrimi", "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare" dhe "Fshehja e të ardhurave".

operacioni trade

Sondazh

Poll