Sport

Lista është gati, Chelsea do të largojë edhe 10 lojtarë të tjerë nga 'pankina'…

Disa prej tyre janë emra të lakmuar për shumë klube, pasi cilësia nuk iu mungon, por trajneri gjerman Thomas Tuchel nuk i llogarit shërbimet e tyre në dobi të ‘bluve’ të Londrës për këtë sezon

10 Gusht 2022, 07:21 Nga DOSJA

Lista është gati, Chelsea do të largojë edhe 10 lojtarë

ANGLI - ‘Blutë’ e Londrës po punojnë për të lehtësuar organikën e tyre disa nga lojtarët që marrin paga të mëdha, por kontribuojnë pak për skuadrën. “London Evening Standard” shkruan, se pas Timo Werner që për 25 milionë euro kaloi te RB Leipzig, radha është edhe te disa emra të tjerë, të cilët duhet të largohen nga Chelsea.

I radhës është Marcos Alonso, që gjithashtu ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Barcelonën për një lëvizje prej 10 milionë eurosh. Klubit i duhen para pasi ka shpenzuar afër 200 milionë euro deri më tani në këtë afat kalimtar, duke sjell emra si Raheem Sterling, Marc Cucurella dhe Kalidou Koulibaly.

Tjetër emër që është në listë dhe që ka oferta është Callum Hudson-Odoi, për të cilin interesohen Borussia Dortmund dhe Southampton. Hakim Ziyech, Ross Barkley, Billy Gilmour, Kenedy, Emerson Palmieri, Michy Batshuayi, Baba Rahman dhe Ethan Ampadu po ashtu janë në listën e shitjeve. Disa prej tyre janë emra të lakmuar për shumë klube, pasi cilësia nuk iu mungon, por trajneri gjerman Thomas Tuchel nuk i llogarit shërbimet e tyre në dobi të Chelseas për këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll