Sport

Tifozët armenë provokojnë sërish shqiptarët në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës...

Në stadium u shfaq një pankartë, ku shkruhej: “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”, e njëjta që u shpalos edhe në ndeshjen mes Armenisë dhe Serbisë në vitin 2014, atëherë kur Kombëtarja shqiptare ishte në të njëjtin grup dhe siguronte kalimin për në Euro 2016.

10 Gusht 2022, 06:42 Nga DOSJA

Tifozët armenë provokojnë sërish shqiptarët në

ARMENI - Mesazhet me karakter politik pushtojnë sërish skenën në futboll dhe rasti i radhës vjen nga Armenia, në ndeshjen Pyunik-Crvena Zvezda, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League.

Në fillim të ndeshjes tifozët armenë shfaqën një pankartë, ku shkruhej: “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”, e njëjta që u shpalos edhe në ndeshjen mes Armenisë dhe Serbisë në vitin 2014, atëherë kur Kombëtarja shqiptare ishte në të njëjtin grup dhe siguronte kalimin për në Euro 2016.

Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja u ndërpre për disa momente, pasi një grup fansash zbritën në fushë, duke shpalosur mesazhin “Nuk e dorëzojmë Aghavnon”. Ky është rast i përsëritur që tifozët armenë shfaqin pankarta me përmbajtje të tilla provokuese, ndërkohë që delegatët e UEFA-s bëjnë të paditurin ose qëndrojnë indiferentë. Gjithsesi, kjo shfaqje racizmi politik, nuk mund të anashkalohen nga qeveria e futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll