Sport

Faza e ‘play-off’-it: Në garë 6 biletat e fundit për grupet e Champions League…

Ndeshjet e para do të luhen më 16/17 gusht, ndërsa ato kthimi më 23/24.

10 Gusht 2022, 07:01 Nga DOSJA

Faza e ‘play-off’-it: Në garë 6 biletat e fundit për

ZVICER - Pasi kanë përfunduar mbrëmë ndeshjet e raundi i tretë kualifikues, tashmë dihet edhe orari i ‘play-off’-it të Champions League.

Kanë mbetur gjashtë vendet e fundit për të plotësuar ‘peisazhin’ e fazën së grupeve, që do të shpërblehen nga këto sfida. Ndeshjet e para do të luhen më 16/17 gusht, ndërsa ato kthimi më 23/24. ‘Rruga’ në vazhdim e Champions League:

Qarabag (Azerbajxhan) - Viktoria Plzen (Republika Çeke)

Bodo/Glimt (Norvegji) - Dinamo Zagreb (Kroaci)

Maccabi Haifa (Izrael) - Crvena Zvezda (Serbi)

Kopenhagë (Danimarkë) - Trabzonspor (Turqi)

Dynamo Kyiv (Ukrainë) - Benfica (Portugali)

Rangers (Skoci) - PSV Eindhoven (Holandë)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll