Politike

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Zv.ministrja Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

9 Gusht 2022, 14:26 Nga k.m.
Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit
Edi Rama, Ornela Çuçi

TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Zv.ministrja Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Por ende nuk dihen shkaqet e shkarkimit të saj nga detyra.

 

ornela Çuçi shkarkohet ornela Çuçi

Sondazh

Poll