Aktualitet

Shkaktoi aksident, ‘hileja’ e zyrtarit të ministrisë së Brendshme për të shpëtuar nga burgu pavarësisht shkeljeve fla

7 Gusht 2019, 16:37 Nga DOSJA
Shkaktoi aksident, ‘hileja’ e zyrtarit të ministrisë

TIRANË– Pak kohë më parë Dosja.al publikoi rastin e nje aksidenti në Tiranë, ku i përfshirë ishte një zyrtar i lartë i ministrisë së Brendshme, drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Bekim Murati.

Për shkak të aksidentit të shkaktuar Policia e Qarkullimit Rrugor të Tiranës informoi Këshillin e Ministrave lidhur me përplasjen dhe me “alertin” e shkaktuar, i cili ishte i përsëritur. Menjëherë pas publikimit të këtij fakti nga Dosja.al, zyrtari i MB i drejtohet me një shkresë zyrtare që mban numrin 384 dt. 23.07.2019. Shkresa i drejtohet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilit i kërkohet fshirja nga sistemi i “alerteve” për mjetin zyrtar AA 781 PM.

Në shkresë permendet pa asnjë arsye dhe vetëm për intimidim, emri i zv.ministres, znj.Romina Kuko, e cila sipas zotit Muratit, ishte duke pritur ekipin e Agjencisë në një takim në Kukës, dhe për të këtë arsye makina duhet të udhëtonte me shpejtësi.“Hileja” e drejtorit të Agjencisë qëndron edhe në mospërmendjen e aksidentit të përshkruar në shkresën që i drejtohej Këshillit të Ministrave në muajin qershor 2019 nga Policia e Qarkullimit rrugor.

Murati kërkon që të kalojë gjithë përgjegjësinë tek shoferët e institucionit me pretendimin se nuk ka asnjë të tillë të punësuar. Letra është dërguar më 23 korrik 2019, dhe nuk dihet ende qendrimi i Policisë së Qarkullimit për këtë zyrtar, i cili ka shkelur ligjin disa herë. Disa javë më parë Dosja.al publikoi detaje nga aksidenti i shkaktuar nga Bekim Murati. Edhe pse në shkelje flagrante, ende ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, madje vijojnë përpjekjet për ta mbuluar rastin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet bekim murati bekim murati aksidentohet bekim murati bekim murati

Sondazh

Poll