Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Vorë-Tiranë, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur në aksin Vorë-Tiranë, ku 30-vjeçari L.D. po udhëtonte me makinën e tij kur është përplasur me një motor që drejtohej nga R.M., 41 vjeç.

9 Gusht 2022, 11:48 Nga k.m.

Aksident me vdekje në aksin Vorë-Tiranë, ndërron jetë

TIRANË- Një 41-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vorë. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, aksidenti ka ndodhur në aksin Vorë-Tiranë, ku 30-vjeçari L.D. po udhëtonte me makinën e tij kur është përplasur me një motor që drejtohej nga R.M., 41 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti R.M ka gjetur vdekjen në vend.

“L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmbjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën,”-sipas Policisë.

policia e shtetit aksident ne vore

Sondazh

Poll