Aktualitet

“Më jep lekët”/ Bashkëmoshatari grabit 20-vjeçarin nga Mati, e kërcënon me video "personale"

Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 20-vjeçari banues në Burrel duke e kërcënuar se do i publikonte në rrjet disa video personale. Por nuk dihet se çfarë përmbajtje kishin.

9 Gusht 2022, 11:08 Nga k.m.
“Më jep lekët”/ Bashkëmoshatari grabit
Foto ilustruese

MAT- Policia e Matit ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Elbasani. Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 20-vjeçari banues në Burrel duke e kërcënuar se do i publikonte në rrjet disa video personale. Por nuk dihet se çfarë përmbajtje kishin. I riu nga Elbasani dyshohet se ia ka marrë paratë 20-vjeçarit më 4 Gusht. Por pas denoncimit të 'viktimës', Policia e ka shpallur në kërkim të riun nga Elbasani dhe e ka arrestuar sot. utorin dhe e ka vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË:

E kanosi dhe i mori me anë të shtrëngimit një shumë parash, një 20-vjeçari, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.

burrel kercenim policia e shtetit

Sondazh

Poll