Aktualitet

Vrasja makabre e Shefki Kurtit, policia shkencore zbarkon sërish në shtëpinë e tij (Thirrja)

Hetimet po vijojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Ndërsa hetuesit ftojnë këdo që ka informacion të dobishëm të kontaktojë me karabinierët dhe të tregojë atë që di për të zbuluar se kush e vrau të moshuarin shqiptar.

9 Gusht 2022, 11:13 Nga k.m.
Vrasja makabre e Shefki Kurtit, policia shkencore zbarkon sërish në
Shefki Kurti

ITALI- Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, policia shkencore ka zbarkuar sërish në banesën e 71-vjeçarit Shefki Kurti, i cili u gjet i copëtuar në bregun e një lumi në zonën ku banonte. Hetimet po vijojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Ndërsa hetuesit ftojnë këdo që ka informacion të dobishëm të kontaktojë me karabinierët dhe të tregojë atë që di për të zbuluar se kush e vrau të moshuarin shqiptar.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, madje as faktin që Kurti mund të ketë kërkuar para nga fajdexhinj dhe nuk e ka pasur të mundur që t'ua kthejë. Sipas hetuesve, vrasja e tij është kryer nga një varës pa përvojë, i cili në panik ishte përpjekur të hiqte qafe trupin e viktimës duke e hedhur në kanalin e Adigettos, por po ashtu nuk ka as prerje të 'pastra', gjë që tregon se autori nuk e ka bërë shpesh një gjë të tillë. Por edhe lumi i cekët mendohet se është mesazh, pasi autori donte që ta gjenin kufomën që la pas të copëtuar. 

Ndaj dhe hetuesit po ngulin këmbë tek fakti se dikush nga familja ka marrë para hua dhe nuk i ka kthyer dot. Ndaj dhe mesazhi ishte për të gjithë të përfshirët dhe klientët e mëparshëm: Nëse vazhdoni të mos paguani edhe të dashurit e tjerë do të përfundojnë si Shefkiu.

Vrasja makabre e Shefki Kurtit, Trupi i 71-vjeçarit Kurti u gjet i copëtuar në një kanal në Rovigo. Fillimisht autoritetet gjetën një këmbë, më pas trupin dhe kokën, krahët dhe në fund këmbën tjetër. Ata që e identifikuan se ishte Shefki Kurti ishin familjarët falë edhe një tatuazhi që ai kishte.

Shefki Kurti ishte me origjinë nga Durrësit dhe ishte i martuar mbi 40 vite dhe ishte baba i dy fëmijëve. Këta dy të fundit janë shprehur se babai i tyre nuk kishte armiq, por se ditën e ngjarjes i ati kishte debatuar me të ëmën./ ilrestodelcarlino.it

shefki kurti itali

Sondazh

Poll