Aktualitet

Makina përplas dy të mitur në Vlorë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Sipas njoftimit të uniformave blu, shoferi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

9 Gusht 2022, 11:35 Nga k.m.
Makina përplas dy të mitur në Vlorë, shoferi largohet nga
Foto ilustruese

VLORË- Një 51-vjeçar ka përplasur dy të mitur në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Policia e Shtetit bën me dije se është bërë shpallja në kërkim e 51-vjeçarit, i identifikuar E. H. Sipas njoftimit të uniformave blu, shoferi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të miturit, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.

"Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë,"-bën me dije Policia.

policia e shtetit vlore

Sondazh

Poll