Aktualitet

Aksident në Kardhiq-Sarandë, dërgohen në spital dy fëmijë, u tronditën nga përplasja

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shelegar, ku prej përplasjes janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të vegjël, vajza të familjes Kabo që udhëtonin prej Delvinës në Sarandë.

9 Gusht 2022, 10:59 Nga k.m.

Aksident në Kardhiq-Sarandë, dërgohen në spital dy

DELVINË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, paraditen e sotme, rreth orës 10:30 në aksin Shijan-Delvinë, ku të lënduar kanë mbetur dy fëmijë të mitur. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shelegar, ku prej përplasjes janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të vegjël, vajza të familjes Kabo që udhëtonin prej Delvinës në Sarandë.

Sipas informacioneve të marra deri më tani nga mjekët në spitalin e Sarandës, fëmijët nuk kanë dëmtime të rënda, por janë të tronditur emocionalisht nga aksidenti i ndodhur. Nga hetimet paraprake rezulton se të dy mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta kanë pasur shpejtësi mbi normat e lejuara, ndaj dhe janë përplasur. Por grupi hetimor që ndodhet në vendin e ngjarjes do të zbulojë shkakun e vërtetë të aksidentit. 

Aksidenti bllokoi aksin për rreth 30 minuta të dyja anët e rrugës, pasi të dy mjetet pas përplasjes kishin zënë të gjithën, duke shkaktuar edhe trafik kilometrik. Por tani qarkullimi ka nisur normalisht.

sarandë aksident ne sarandë

Sondazh

Poll