Aktualitet

“Më vjen turp”, flet vëllai i autorit të vrasjes në Maliq: Lajmin e mësuam nga mediat, ata ishin miq

Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga fqinji i tij, Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

9 Gusht 2022, 10:05 Nga k.m.

“Më vjen turp”, flet vëllai i autorit të vrasjes

MALIQ- Një viktimë dhe një i plagosur ishin pasojat e një sherri që nisi për arsye banale mbrëmjen e djeshme në Maliq. Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga fqinji i tij, Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

Vëllai i autorit është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit, ku edhe ka zbuluar se bëhet fjalë për të vëllanë. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin,"-tha ai në një prononcim të shkurtër për kamerat.

maliq vritet nesti sotiri nesti sotiri velo azisllari

Sondazh

Poll