Aktualitet

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, GDF nxjerr pamjet e “çantave me bar”, ishin futur në dollape

Ky ishte bilanci i aksionit të zhvilluar dy ditë më parë në det, ku i kapën 992 kg kanabis, të ndara në një ngarkese me 153 mbështjellëse celofani të përmasave të ndryshme.

9 Gusht 2022, 09:56 Nga k.m.

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, GDF nxjerr pamjet e

SANTA MARIA DI LEUCA - Gati një ton marijuanë, që nëse do shitej në treg do kapte vlerën e rreth 10 milionë euro, dy arrestime në ujërat italiane dhe tre të tjera në zonën shqiptare. Ky ishte bilanci i aksionit të zhvilluar dy ditë më parë në det, ku u kapën 992 kg kanabis, të ndara në një ngarkese me 153 mbështjellëse celofani të përmasave të ndryshme.

Droga e fshehur në velierë u kap në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar dhe ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon, në ujërat italiane të Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Në velierë u arrestuan ukrainasit Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, si dhe u ndaluan nga policia e Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga,  të cilat u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale. Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Në kërkim është edhe një tjetër. 

itali operacioni syri

Sondazh

Poll