Aktualitet

Tmerrohen banorët/ Gjendet një person i pajetë në Durrës, policia jep detajet e para

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

9 Gusht 2022, 09:52 Nga k.m.
Tmerrohen banorët/ Gjendet një person i pajetë në
Foto ilustruese

DURRËS- Një trup i pajetë është gjetur në Durrës, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30. Policia njofton se viktima është shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,”- bëjnë me dije forcat blu.

durrës

Sondazh

Poll