Aktualitet

Vrasja në Maliq, flasin fqinjët: Shkak u bënë qentë! Na ra pika, akoma po dridhemi nga lajmi

Sipas dëshmive të vëllait dhe fqinjëve, viktima dhe autori nuk kishin patur konflikte të mëparshme, madje ata kishin patur një raport miqësort me njëri-tjetrin.

9 Gusht 2022, 08:20 Nga d.a.

Vrasja në Maliq, flasin fqinjët: Shkak u bënë qentë! Na

MALIQ- Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmë në Maliq ku 60-vjeçari Nesti Sotiri u vra nga bashkëfshatari i tij Velo Hazisllari. Sipas dëshmive të fqinjëve, dyshohet se konflikti mes dy bashkëfshatarëve mund të kenë qenë qentë e autorit pasi shpeshherë ishin bërë problem në fshat, madje ndaj tij është bërë denoncim dhe në emisionin investigativ STOP.

Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”,-tha një fqinj.  

Ndërkohë një fqinj tjetër u shpreh i tronditur nga ngjarja pasi sipas tij Nestir Sotiri dhe Velo Azisllari nuk kanë pasur konflikte më parë mund të çonin deri në vrasje.

Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte. Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika. Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve,”-tha një tjetër.

vritet nesti sotiri velo hazisllari

Sondazh

Poll