Aktualitet

VIDEO/ Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz ndërpritet energjia elektrike

Nga vendi i ngjarjes raportohet se të paktën në tre raste janë detyruar të tërhiqen pasi rrezikohej jeta e njerëzve. Puna po vazhdon, dhe, në disa vatra në drejtime të ndryshme janë izoluar flakët duke u shpëtuar zona pyjore.

8 Gusht 2022, 16:58 Nga F.M
VIDEO/ Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër
Zjarr

MAT- Pyjet vijonë të digjen edhe në bashkinë e Matit. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Mat nga krahu i Mirditës. Bëhet fjalë për zjarrin e shfaqur në vendin e quajtur Mali i Toles, në fshatin Lam i Madh të Njësisë Administrative Derjan. Forca të Bashkisë Mat, të mbështetura nga forcat e Ushtrisë, po punojnë pa ndërprerje për shuarjen edhe të kësaj vatre zjarri, por situata mbetet e vështirë, pasi tymi i shpërndarë nga era pengon punën e zjarrfikësve.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se të paktën në tre raste janë detyruar të tërhiqen pasi rrezikohej jeta e njerëzve. Puna po vazhdon, dhe, në disa vatra në drejtime të ndryshme janë izoluar flakët duke u shpëtuar zona pyjore. Megjithatë zjarri mbetet aktiv dhe paraqet rrezik për dëme të mëdha në krahun e Mirditës pasi ka avancuar shumë e nuk ka ndërhyrje forcash për shuarjen e tij. Ndërsa në zonën e Matit po punojnë aktualisht 47 forca, ku 20 janë forca të ushtrisë.

Nga ana tjetër, energjia elektrike mungon nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës dhe për këtë ndërprerje nuk ka asnjë njoftim nga OSHEE dhe nëse rryma elektrike do të rikthehet në Njësitë Administrative Ulëz dhe Baz të bashkisë Mat.

zjarr ne mat zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll