Aktualitet

Digjen tre banesa të pabanuara në Selenicë, dëgjohen shpërthime municionesh

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimeve. 

8 Gusht 2022, 17:07 Nga F.M
Digjen tre banesa të pabanuara në Selenicë, dëgjohen
Zjarr

VLORË- Tre shtëpi të pabanuara kanë marrë flakë dhe janë djegur në fshatin Dushkarak të Selenicës. Mësohet se si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Selenicën këtë pasdite, janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimeve. 

Zjarret masive kanë përfshirë vendin prej ditësh. Vatra aktive ka në Mat, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset kanë dalë në terren, por ndërhyrje nga ajri nuk ka ende. 

zjarr ne selenice zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll